Policja e shpëtoi foshnjën e braktisur duke i dhënë gji (Foto)

Një police nga Kolumbia ishte bërë hit në internet për shpëtimin e një foshnje të braktisur duke e ushqyer me gji.

Fun

04/03/2017 13:14

Oficerja Luisa Fernanda Urrea ishte thirrur nga qytetarët e një vendi aty ku ishte gjetur foshnja afër një pylli.

Foshnja ishte duke vdekur urie dhe ishte në rrezik nga hipotermia, kështu ajo nuk humbi kohë dhe e ushqeu atë me gjirin e saj, derisa priti që të vijë ndihma mjekësore, shkruan Gazeta Express.

Urrea tha për mediat lokale: “Jam një nënë e re dhe kam qumësht, dhe menjëherë e kuptova se kjo foshnje kishte nevojë për të. Mendoj se çdo grua do ta bënte këtë po që se do të ndodhej në të njëjtën situatë”.

Foshnja u gjet nga Edinora Jimenez, një 59 vjeçe, e cila e kishte dëgjuar atë duke qarë.