Policia franceze vret dy sulmues që morën pengje në një kishë

Dy burra të armatosur kanë marrë pengje në një kishë franceze.

Bota

26/07/2016 11:22

Në kishën franceze pranë Rouen në veri të Francës, dy burra kanë marrë pengje ku në mesin e tyre ishin një prift dhe dy motra, transmeton lajmi.net.

Nga një burim i policisë franceze, thuhet se rreth gjashtë persona u mbajtën peng, në kishën e Saint-Etienne-du-Rouvray.

Megjithatë me ndërhyrje të policisë, ata vranë të dy sulmuesit, që janë ende të paidentifikuar, ndërsa besohet se ka edhe të plagosur. /lajmi.net.