Policia vendos pika statike tek fshati i familjes së viktimave dhe të dyshuarit për vrasjen e mbrëmshme në Klinë

Dy persona mbetën të vrarë mbrëmë në qendër të Klinës. Dy të rinj rreth 20 vjeç humbën jetën si shkak i të shtënave me armë zjarri në drejtim të tyre. Albison dhe Rexhep Shlivova nga fshati Jashanicë janë viktimat e këtij rasti. Në lidhje me vrasjen e ndodhur mbrëmë, Policia e Kosovës ka arrestuar një…

Lajme

14/11/2024 13:55

Dy persona mbetën të vrarë mbrëmë në qendër të Klinës.

Dy të rinj rreth 20 vjeç humbën jetën si shkak i të shtënave me armë zjarri në drejtim të tyre.

Albison dhe Rexhep Shlivova nga fshati Jashanicë janë viktimat e këtij rasti. Në lidhje me vrasjen e ndodhur mbrëmë, Policia e Kosovës ka arrestuar një 21 vjeçar, Jon Hoti.

E disa orë pas ngjarjes së rëndë, Policia e Kosovës janë vendosur në afërsi të shtëpive të të dyja familjeve.

Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Hoti ka konfirmuar për lajmi.net se janë vendosur pika statike të policisë në fshatin ku gjenden që të dyja familjet, me qëllim të mos përshkallëzimit të situatës më tutje.

“Prokurori i çështjes e ka vlerësuar që në fshatin përkatës ku gjenden familjet e viktimave dhe personit të pandehur të vendosen pika statike nga Policia e Kosovës, si masa për të mos u përshkallëzuar situata”, deklaroi Nikçi.

Gjithashtu është bërë e ditur se Prokuroria është duke punuar në përpilimin e kërkesës për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin.

E në lidhje me këtë rast tejet të rëndë dje janë deklaruar edhe nga Policia dhe Prokuroria e Pejës.

Po ashtu u theksua se në vendin e ngjarjes është sekuestruar një revole, një karikator dhe katër fishekë e tri gëzhoja.

Sipas institucioneve të hetuesisë ende nuk dihen motivet që çuan deri tek ky rast tragjik në Klinë.

Gjithashtu nga Prokuroria e Pejës është bërë e ditur se pritet të intervistohen edhe shumë persona të tjerë, të cilët mund të japin informacione shtesë në lidhje me rastin.

Sheshi Mujë Krasniqi, Klinë  13.11.2024-17:17. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave meshkuj kosovarë. Si pasojë, njeri prej tyre ndërron jetë në vendin e ngjarjes, vdekjen e të cilit e konstaton ekipi mjekësor, ndërsa tjetri dërgohen në Spitalin e Pejës ku për shkak të plagëve të marra ndërron jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse, arma e zjarrit me një karikator me katër fishekë dhe tri gëzhoja konfiskohen, ndërsa me vendim të prokurorit, trupat e pa jetë dërgohen në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje”, u tha sot nga Policia e Kosovës.

Kurse nga familja e viktimave kanë njoftuar se nesër do t’u jepet lamtumira e fundit dy të rinjve të vrarë mbrëmë nga arma e zjarrit./Lajmi.net/