Policia sqaron aksionin me ‘shok’ bomba në rrugën B

Një operacion i Njësisë Speciale të Kosovës ka ndodhur para pak çastesh në rrugën B në Prishtinë.

Lajme

12/07/2019 12:41

Dëshmitarët kanë filmuar Njësitë Speciale teksa kanë arrestuar një person duke përdorur  edhe bomba ‘shok’, të cilat përdoren për të tërhequr vëmendjen e të dyshuarve të rrezikshmërisë së lartë.

Megjithëkëtë, lajmi.net ka kontaktuar me policinë e Kosovës. Ky institucion ka sqaruar se  aksioni ka qenë vetëm një ushtrim policor.

“Nuk është aksion policor, është një ushtrim i Policisë së Kosovës me një skenar stimulues”, ka thënë Luljeta Mehmeti zyrtare për informim në Policinë e Kosovës. /Lajmi.net/