​Policia shqipton mbi 31 mijë masa ndaj kundërvajtësve në trafikun rrugor

Policia e Kosovës njoftoi se ka shqiptuar mbi 31 mijë masa ndaj kundërvajtësve në trafikun rrugor, vetëm dy muajt e parë të këtij vit. Në njoftim thuhet se Policia e rajonit të Prishtinës përgjatë muajit janar dhe shkurt ka shtuar angazhimin e vazhdueshëm për rritjen e sigurisë rrugore. “Gjatë kësaj periudhe janë kryer patrullime të…

Lajme

06/03/2025 20:39

Policia e Kosovës njoftoi se ka shqiptuar mbi 31 mijë masa ndaj kundërvajtësve në trafikun rrugor, vetëm dy muajt e parë të këtij vit.

Në njoftim thuhet se Policia e rajonit të Prishtinës përgjatë muajit janar dhe shkurt ka shtuar angazhimin e vazhdueshëm për rritjen e sigurisë rrugore.

“Gjatë kësaj periudhe janë kryer patrullime të shtuara dhe janë ndërmarrë operacione trafiku që në shënjestër kanë pasur zonat me kundërvajtje më të shprehura si dhe kundërvajtjet që kanë cenuar sigurinë rrugore”, tha Policia në një njoftim të enjten.

“Në kontekstin e kësaj për periudhën e sipër cekur janë shqiptuar gjithsej 31.110 masa administrative të të gjitha llojeve”, thuhet në njoftim.

Sipas Policisë, 2487 ka qenë numri i masave administrative të shqiptuara për kundërvajtjet në trafikun rrugor për të cilat janë paraparë pikë negative nga një deri në pesë pikë.

“Në rastet e shkeljeve më të rënda të kodit rrugor, në 489 raste është shqiptuar masa e ndalimi të drejtimit të mjetit me veprim motorik nga tre deri në nëntë muaj [konfiskimi i përkohshëm i patentë shoferit], përderisa në 704 raste të kundërvajtjeve është shqiptuar masa administrative për gjykatë”, thuhet në njoftim.