Policia shpëton tre turistë anglezë në Theth

Policia e Shkodrës ka shpëtuar tre turistë anglezë në zonat turistike malore të Thethit, pasi kishin humbur kontaktet mes tyre mbrëmjen e djeshme, në zonën e quajtur Qafë Thore.

Lajme

20/05/2019 18:58

“Shërbimet e Policisë të Komisariatit të Policisë Shkodër dhe Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në bashkëpunim me banorët e zonës, janë vënë në kërkim të turistëve dhe pas disa orë kërkimesh, tre turistët anglezë u gjetën në kushte të mira shëndetësore dhe momentalisht gjenden në fshatin Bogë, ku janë strehuar në bujtinë”, bën me dije policia.

Një falenderim shkon edhe për banorët e zonës nga ana e policisë, të cilët u sensibilizuan me ngjarjen dhe ndihmuan në gjetjen e tyre, shkruan lapsi.al.