Policia e Kosovës shoqëron në stacion u.d. kryeshefen e ARBK-së
Policia e Kosovës është duke vazhduar aksionin e nisur që në orët e para të mëngjesit në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës (ARBK), në kuadër të Ministrisë së Tregtisë. Pak minuta më parë nga tereni tanimë në stacion policor është shoqëruar edhe Kryeshefja e ARBK-së, Igballe Rexha-Jashari. Përpos kryeshefes, në stacion policor u…
Lajme
Policia e Kosovës është duke vazhduar aksionin e nisur që në orët e para të mëngjesit në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës (ARBK), në kuadër të Ministrisë së Tregtisë.
Pak minuta më parë nga tereni tanimë në stacion policor është shoqëruar edhe Kryeshefja e ARBK-së, Igballe Rexha-Jashari.
Përpos kryeshefes, në stacion policor u shoqëruan edhe disa persona të tjerë.
Pavarësisht kësaj brenda ARBK-së po vazhdon aksioni derisa punëtorët nuk janë lejuar që të lëvizin.
Dyshimet e para janë për shkak të ndryshimit të aksioneve të pronësisë së një biznesi.
Kurse nga Prokuroria Themelore në Prishtinë u tha se gjatë këtij aksioni janë kryer bastisje në Agjencinë e Regjistrimin e Bizneseve (ARBK), institucion që funksionon në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprave penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ sipas nenit 414 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, si dhe veprën penale ‘’Rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve’’, sipas nenit 391 të KPRK-së.
“Aksioni është ende në zhvillim e sipër, ndërsa Prokuroria Themelore në Prishtinë është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore në funksion të zbardhjes së plotë të rastit.”/Lajmi.net/