Policia serbe kërkon ndihmë nga Steven Seagal (FOTO)
Me aftësitë e tij të arteve marciale, Steven Seagel njëherë e ka shpëtuar botën nga sulmet nukleare - por në filmat Hollywoodian.

Lajme
Sidoqoftë, tani atij i është kërkuar që ato aftësi t’i transferojë në jetën reale dhe t’i trajnojë njësitë speciale të policisë së Serbisë, dhe të ua mësojë artin marcial japonez, Aikido.
“Kur një yll aq i famshëm vjen në Serbi, i cili e adhuron shtetin dhe njerëzit tanë, atëherë lind dëshira që ne ta kemi atë prapë këtu”, ka thënë kryetari i Beogradit, Sinisa Mali, transmeton lajmi.net.
Gjatë një vizite 3 ditore në kryeqytetin e Serbisë, Beograd, 63 vjeçari ishte takuar me Kryeministrin Aleksander Vuçiq dhe presidentin pro-rus Tomislav Nikoliq.
Gjatë qëndrimit të tij në qytet, Seagal kishte marrë një çmim nga Fondacioni Vëllezërit Kariq për punën e tij bamirëse, dhe ai kishte thënë se ishte krenar që e kishte marr të njëjtin nderim sikurse presidenti rus Vladimir Putin.
Sidoqoftë, është ende e paqartë nëse ylli Hollywoodian do të ketë kohë për ti trajnuar forcat serbe pasi që ai ka një numër të madh të filmave të cilët do të debutojnë vitin tjetër. /Lajmi.net