Policia publikon informacione të reja rreth viktimave të masakrës në Graz
Policia austriake publikoi informacione të reja rreth viktimave të masakrës në Graz, e cila u krye dje nga 21-vjeçari Artur A. Sulmi u krye në shkollën e mesme BORG Dreierschützengasse ku u vranë dhjetë persona, dhe tani për herë të parë janë publikuar të dhëna zyrtare mbi moshat e viktimave. Viktima më e re ishte…

Bota
Policia austriake publikoi informacione të reja rreth viktimave të masakrës në Graz, e cila u krye dje nga 21-vjeçari Artur A.
Sulmi u krye në shkollën e mesme BORG Dreierschützengasse ku u vranë dhjetë persona, dhe tani për herë të parë janë publikuar të dhëna zyrtare mbi moshat e viktimave.
Viktima më e re ishte vetëm 14 vjeç, ndërsa nxënësit e tjerë të vrarë ishin midis 15 dhe 17 vjeç. Viktima më e vjetër është një mësuese (59).
Të gjitha viktimat ishin shtetas austriakë, përveç një adoleshenti me shtetësi polake. Dy nga viktimat janë nga BiH, ndërsa një është nga Kosova.
Në Austri, u shpallën tre ditë zie për këtë masakër.