Policia: Protesta është duke u zhvilluar e qetë

14:35 | 18 Prill 2015

Protesta e organizuar nga opozita më 18 prill

Policia e Kosovës informon se protesta, për momentin, është duke u zhvilluar e qetë, përderisa njësitet policore janë duke u kujdesur për ofrimin e sigurisë, ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike.

“Plani policor në aspektin e sigurisë është duke u implementuar ashtu siç është paraparë, me ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët, ruajtjen e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike, si dhe planifikimet për ri-orientimin e trafikut në rrugë alternative përgjatë kohës sa protestuesit shfrytëzojnë kalimin e tyre në rrugë, ku për këtë kërkojmë mirëkuptim të plotë nga ana a e qytetarëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia e Kosovës vazhdon të njohë të drejtën e qytetarëve për tubime publike, fjalën e lirë në protesta e manifestime dhe deri në këto nuk është evidentuar asnjë incident.