Policia nis pozicionimin përreth Kuvendit e Qeverisë (Foto)
Prishtina ka zbardhur e qetë në këtë mëngjes. Por nuk dihet se si do të jenë orët në vazhdim. Sot Kuvendi i Kosovës, në seancën që pritet të fillojë në orën 11:00, pritet të zgjedhë presidentin e ri të republikës, raporton lajmi.net.
Lajme
Ndërkohë, para Kuvendit dhe Qeverisë, protestuesit e opozitës, kaluan edhe natën e tretë të protestës, raporton lajmi.net.
Në anën tjetër, forca të mëdha të policisë, kanë filluar të vendoset nëpër pozicionet e parapara sipas planit të tyre të sigurisë.
Aktualisht janë duke u vendosur policë me jelek anti-plumb përreth dy institucioneve të shtetit, Qeverisë dhe Kuvendit, raporton lajmi.net.
Por përveç kësaj, prapa tyre janë duke u pozicionuare dhe pjesëtarë të shumët të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës.
Lajmi.net ju sjell më poshtë disa fotografi të shkrepura vetëm disa minuta më parë.