Policia nis hetimet për vdekjen e një gruaje në Prishtinë – dyshohet se ra nga kati i tretë i banesës

Një trup i pajetë është gjetur dje në lagjen “Muharrem Fejza” në Prishtinë. Policia e Kosovës ka njoftuar se pas pranimit të informatës në lidhej me rastin kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku edhe kanë hasur viktimën femër e cila dyshohet të ketë rënë nga kati i tretë i banesës. Vdekjen e viktimës e…

Lajme

08/10/2026 09:09

Një trup i pajetë është gjetur dje në lagjen “Muharrem Fejza” në Prishtinë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se pas pranimit të informatës në lidhej me rastin kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku edhe kanë hasur viktimën femër e cila dyshohet të ketë rënë nga kati i tretë i banesës.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërsa në konsultim me prokurorin trupi i pajetë i viktimës pritet të të dërgohet në IML për obduksion.

Rasti është duke u hetuar./Lajmi.net/