Policia në Vushtrri sekuestron armë dhe municion gjatë bastisjes në Dubovc

Hetuesit policorë të Stacionit Policor në Vushtrri kanë realizuar sot një bastisje në një shtëpi dhe objekte përcjellëse në fshatin Dubovc, mbi dyshimet për posedim ilegal të armëve. Si rezultat i aksionit, Policia ka sekuestruar dy pushkë të gjata, një pistoletë dhe 45 fishekë të kalibrave të ndryshëm, transmeton lajmi.net. Dy persona janë intervistuar si…

Lajme

15/01/2026 22:50

Hetuesit policorë të Stacionit Policor në Vushtrri kanë realizuar sot një bastisje në një shtëpi dhe objekte përcjellëse në fshatin Dubovc, mbi dyshimet për posedim ilegal të armëve.

Si rezultat i aksionit, Policia ka sekuestruar dy pushkë të gjata, një pistoletë dhe 45 fishekë të kalibrave të ndryshëm, transmeton lajmi.net.

Dy persona janë intervistuar si të dyshuar, ndërsa rasti është regjistruar si “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.

Me aktvendim të prokurorit, njërit prej të dyshuarve i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.

Hetimet për rastin vazhdojnë./lajmi.net/