Policia në Lezhë ia kthen telefonin e humbur një kosovari

Një shtetasi të Kosovës, të cilit i kishte humbur telefoni në Lezhë, iu gjet nga Policia Rrugore në Shqipëri. Kjo u bë e ditur përmes një postimi nga ana e Policisë së Shtetit, duke njoftuar se telefoni i gjetur i është kthyer pronarit. “Shërbimet e Policisë Rrugore, gjatë patrullimit në qytetin e Lezhës, kanë gjetur…

Lajme

01/08/2025 17:32

Një shtetasi të Kosovës, të cilit i kishte humbur telefoni në Lezhë, iu gjet nga Policia Rrugore në Shqipëri.

Kjo u bë e ditur përmes një postimi nga ana e Policisë së Shtetit, duke njoftuar se telefoni i gjetur i është kthyer pronarit.

“Shërbimet e Policisë Rrugore, gjatë patrullimit në qytetin e Lezhës, kanë gjetur në rrugë, një celular.    Nga verifikimet e kryera rezultoi se celulari i përkiste një shtetasi kosovar”.

“Shërbimet e Policisë kanë kontaktuar me shtetasin kosovar dhe i kanë kthyer atij, celularin që i kishte humbur. Ai i falënderoi punonjësit e Policisë, për profesionalizmin dhe për korrektesën”, thuhet në njoftim.