Policia në Ferizaj ndëshkon dy kompani të autobusëve për shkelje të rregullave të trafikut
Policia në Ferizaj ka ndëshkuar dy kompani të autobusëve në Ferizaj për shkelje të rregullave të trafikut. “Njësia e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj ka ndërmarrë masa ndaj dy personave juridik – kompani të autobusëve, për shkelje të rënda të rregullave të trafikut. Më 05.08.2025, në Ferizaj, gjatë kontrollit të dy autobusëve me targa vendore, është…

Lajme
Policia në Ferizaj ka ndëshkuar dy kompani të autobusëve në Ferizaj për shkelje të rregullave të trafikut.
“Njësia e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj ka ndërmarrë masa ndaj dy personave juridik – kompani të autobusëve, për shkelje të rënda të rregullave të trafikut. Më 05.08.2025, në Ferizaj, gjatë kontrollit të dy autobusëve me targa vendore, është konstatuar se mungonin çertifikatat e kontrollit teknik gjashtëmujor.”
Ata janë gjobitur me 500 euro.
“Për këto kundërvajtje, në bazë të Ligjit për Automjete nr. 05/L-132, është shqiptuar nga një gjobë prej 500 euro për secilën kompani.”