Policia me Njësinë K9 në kërkim të të dyshuarit për vrasjen e dy vëllezërve në Malishevë
Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot komunën e Malishevës, ku dy vëllezër kanë mbetur të vrarë me armë zjarri në fshatin Golluboc. Sipas informacioneve paraprake, Policia e Kosovës është vënë në kërkim të personit të dyshuar, i cili dyshohet të jetë dhëndri i viktimave. Bëhet e ditur se ai kishte shkuar në shtëpinë e…
Lajme
Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot komunën e Malishevës, ku dy vëllezër kanë mbetur të vrarë me armë zjarri në fshatin Golluboc.
Sipas informacioneve paraprake, Policia e Kosovës është vënë në kërkim të personit të dyshuar, i cili dyshohet të jetë dhëndri i viktimave.
Bëhet e ditur se ai kishte shkuar në shtëpinë e tyre për të marrë bashkëshorten e tij dhe pas një konflikti të mundshëm ka qëlluar me armë zjarri, duke lënë të vdekur dy vëllezërit.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj për lajmi.net tha se rasti është raportuar rreth orës 11:30, ndërsa viktimat janë dërguar pa shenja jete në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kijevë.
“Rreth orës 11:30, jemi njoftuar se dy persona të gjinisë mashkullore, të moshës madhore (vëllezër), janë dërguar në QMF-në e Kijevës si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit në fshatin Golluboc të Malishevës. Personeli mjekësor në QMF ka konstatuar vdekjen e viktimave. Njësitë e nevojshme policore i janë përgjigjur menjëherë rastit dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes,” ka thënë Elezaj.