Policia me aksion në Leposaviq: Konfiskon dy armë gjuetie, fishekë e radiolidhje
Gjatë ditës së djeshme është arrestuar një person për armëbatje pa leje. Mirëpo gjatë kontrollit që i është bërë të dyshuarit i janë gjetur dy armë gjuetie dhe disa fishekë pa leje. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, gjatë kontrollit i janë gjetur dhe konfiskuar dy armë gjuetie dhe disa fishekë pa leje…
Lajme
Gjatë ditës së djeshme është arrestuar një person për armëbatje pa leje.
Mirëpo gjatë kontrollit që i është bërë të dyshuarit i janë gjetur dy armë gjuetie dhe disa fishekë pa leje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, gjatë kontrollit i janë gjetur dhe konfiskuar dy armë gjuetie dhe disa fishekë pa leje valide. I njëjti ka pranuar se në shtëpinë e tij posedon edhe fishekë të tjerë dhe gjatë kontrollimit të shtëpisë së tij, janë gjetur dhe konfiskuar 88 fishekë, një GPS, 4 radiolidhje, jelek gjuetie, dy palë dylbi, një harkë me tri shtiza, një kamerë, dhe disa dokumente që ndërlidhen me armë të gjuetisë”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./Lajmi.net/