Policia liron të miturit që vendosën afishe me fotografi të terroristit të Banjskës, në veri

Policia e Kosovës ka liruar pesë personat e mitur të cilët kanë vendosur afishe me fotografi të terroristit të Bansjkës, në veri. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në veri, Veton Elshani. Ai për lajmi.net ka thënë se të gjithë personat e ndaluar janë të mitur. “Që të katër personat e tjerë janë intervistuar…

Lajme

07/07/2024 21:36

Policia e Kosovës ka liruar pesë personat e mitur të cilët kanë vendosur afishe me fotografi të terroristit të Bansjkës, në veri.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në veri, Veton Elshani.

Ai për lajmi.net ka thënë se të gjithë personat e ndaluar janë të mitur.

“Që të katër personat e tjerë janë intervistuar dhe tek shumica nga ta janë gjetë prova materiale që e mbështesin vepren nxitje e urrejtjes Pas intervistimit edhe të personit të fundit që të gjithë janë liruar në procedurë të rregullt duke përfshirë edhe personin e parë i cili ishte ndaluar sot në orët e hershme të mëngjesit. Të gjithë personat e identifikuar apo të intervistuar (duke përfshirë edhe të ndaluarin) janë të mitur”, ka thënë Elshani.

Mbrëmë rreth orës 01.00 në mëngjes, një person është has duke ngjit disa pamflete që pas verifikimit ka sjell deri tek inicimi i rastit nxitje e urrejtjes.