Policia kontrollon serbët në Gazimestan, largon bluzat provokuese e flamuj serb

Serbë të shumtë kanë filluar të mblidhen prej disa orësh në Gazimestan. Të njëjtit janë duke u bërë bashkë sot për të shënuar “Vidovdanin”. Në Gazimestan që në orët e para të mëngjesit kanë arriture dhe ekipet e shumta policore si dhe ato të KFOR-it të cilët po përkujdesen nga afër për sigurinë. Në hyrje…

Lajme

28/06/2024 12:58

Serbë të shumtë kanë filluar të mblidhen prej disa orësh në Gazimestan.

Të njëjtit janë duke u bërë bashkë sot për të shënuar “Vidovdanin”.

Në Gazimestan që në orët e para të mëngjesit kanë arriture dhe ekipet e shumta policore si dhe ato të KFOR-it të cilët po përkujdesen nga afër për sigurinë.

Në hyrje të vendit ku edhe do të zhvillohet ky aktivitet i serbëve, zyrtarët policorë kanë ndaluar shumë të rinj të cilët është dashur që të zhvishen dhe t’i heqin bluzat me simbole provokuese.

Policia e Kosovës është dashur të intervenojë edhe në një rast të largimit të flamurit serb që ata po mbanin në duar, transmeton lajmi.net.

Policia ka vazhduar me konfiskimin e bluzave dhe flamujve të shumtë serbë, të cilat janë konsideruar provokim dhe nxitje e urrejtjes.

Ndër vite, Vidovdani është organizuar më 28 qershor në Gazimestan.Vitin e kaluar, kjo festë nuk u lejua të mbahej në Gazimestan, duke e zhvendosur në Manastirin e Graçanicës “shkaku i situatës së sigurisë”.Kremtimi i kësaj dite ndërlidhet me përvjetorin e Betejës së Kosovës, që historia serbe e njeh si fitore shpirtërore të saj, pavarësisht humbjes së madhe të forcave ballkanike dhe vrasjes së princit serb Lazar./Lajmi.net/