Policia konfiskon narkotikë, i dyshuari lirohet me procedurë të rregullt

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme ka konfiskuar 8.1 gramë marihuanë dhe një peshore digjitale. I dyshuari, pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. “Njësiti policor ka bërë kontrolle në një shtëpi pronë e të dyshuarit mashkull kosovar, gjatë kontrollit kanë gjetur dhe konfiskuar 8.1 gram marihuanë dhe një peshore…

Lajme

11/10/2024 09:30

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme ka konfiskuar 8.1 gramë marihuanë dhe një peshore digjitale.

I dyshuari, pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

“Njësiti policor ka bërë kontrolle në një shtëpi pronë e të dyshuarit mashkull kosovar, gjatë kontrollit kanë gjetur dhe konfiskuar 8.1 gram marihuanë dhe një peshore digjitale. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”./Lajmi.net/