Policia konfiskon 324 mijë prezervativë që u shitën pas përdorimit

Policia në Vietnam ka sekuestruar 324,000 prezervativë të përdorur të cilët po ricikloheshin për t'u shitur përsëri.

Fun

24/09/2020 17:15

Punëtorët me pagesë kishin për detyrë të pastronin kondomët para se t’i riformonin me dildo prej druri, raportojnë mediet britanike, transmeton lajmi.net.

Prezervativët u ripaketuan më parë para se të shiteshin për publikun dhe mijëra veçse u dërguan tek publiku, para aksionit policor.

Operacioni po drejtohej në një depo në provincën e Binh Duong në jug të Vietnamit.

Pham Thi Thanh Ngoc, 33, pronar i depos, u arrestua dhe pretendoi se ajo kishte marrë prezervativët një herë në muaj nga një person i panjohur.

Ajo dyshohet se pastroi, thau dhe renditi kondomët para se t’i shiste përsëri tek publiku sikur të ishin të reja, sipas faqes lokale të lajmeve VN Explorer. /Lajmi.net/