Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e gjashtë të dyshuarve për plagosjen në Prizren

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e gjashtë të dyshuarve për plagosjen në Prizren. Përmes një postimi në Facebook, Policia ka publikuar emrat dhe fotografitë e gjashtë të dyshuarve. Abedin Zenel LIKAJ, Hajdin Zenel LIKAJ, Shaqir Zenel LIKAJ 08.02.1968, Zenel Abedin LIKAJ 01.10.1988, Fshati Krajk komuna e Prizrenit, Isuf Shaqir LIKAJ…

Lajme

27/05/2024 13:06

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e gjashtë të dyshuarve për plagosjen në Prizren.

Përmes një postimi në Facebook, Policia ka publikuar emrat dhe fotografitë e gjashtë të dyshuarve.

Abedin Zenel LIKAJ, Hajdin Zenel LIKAJ, Shaqir Zenel LIKAJ 08.02.1968, Zenel Abedin LIKAJ 01.10.1988, Fshati Krajk komuna e Prizrenit, Isuf Shaqir LIKAJ 26.08.1995, Hajdar Abedin LIKAJ 22.07.1981 të gjithë nga fshati Krajk komuna e Prizrenit janë gjashtë të dyshuarit.
“Kushdo që strehon kryesin e ndonjë vepre penale ose e ndihmon atë në shmangien e zbulimit ose arrestimit përmes fshehjes së mjeteve, provave apo në ndonjë mënyrë tjetër mund te dënohet sipas nenit 380 te KPK për VP Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale. Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave të kërkuar në foton e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, ka njoftuar Policia e Kosovës. 
Ndër të tjera ata kanë njoftuar edhe për numrat ku mund të njoftojnë Policinë.
“Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
– 029 244 -740 –Stacioni Policor Prizren
– E-mail adresa: [email protected]”, thuhet në njoftim.