Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të yshuari për vjedhje në një objekt tregtar në Malishevë

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, përkatësisht Stacioni Policor në Malishevë – Sektori i Hetimeve, me autorizim nga Prokurori i Shtetit, dhe në kuadër të zhvillimit të procedurave hetimore, kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin dhe lokalizimin e një personi të dyshuar. Personi i dyshuar më datë 12.06.2026 në një objekt tregtar në Malishevë, dyshohet…

Lajme

28/09/2026 15:18

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, përkatësisht Stacioni Policor në Malishevë – Sektori i Hetimeve, me autorizim nga Prokurori i Shtetit, dhe në kuadër të zhvillimit të procedurave hetimore, kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin dhe lokalizimin e një personi të dyshuar.

Personi i dyshuar më datë 12.06.2026 në një objekt tregtar në Malishevë, dyshohet se ka kryer veprën penale “Vjedhja”, dhe pavarësisht angazhimeve dhe veprimeve të ndërmarra deri më tani, identiteti i tij ende nuk është zbuluar.

“Me qëllim të rritjes së efikasitetit të procedurës hetimore, ftojmë të gjithë qytetarët që, nëse kanë ndonjë informacion i cili mund të ndihmojë në identifikimin ose lokalizimin e personit të dyshuar, i cili shihet në fotografinë e bashkangjitur, të kontaktojnë Policinë e Kosovës përmes:

· numrit emergjent 192,

· stacionit policor më të afërt, · ose përmes e-mail zyrtar: [email protected].

Policia e Kosovës garanton se të gjitha informacionet e pranuara do të trajtohen me konfidencialitet të plotë dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi”, ka njoftuar Policia. /Lajmi.net/