Muharremi: Nuk bëhen pazare politike me Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Presidentin
Analisti Shënoll Muharremi ka reaguar lidhur me harmonizimin e Deklaratës për Aktgjykimin e 16 shtatorit dhe mundësinë e ndryshimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara. Muharremi ka ngritur dy skenarë nëse është e vërtetë se gjatë harmonizimit të deklaratës janë larguar dispozitat më të rëndësishme për ndryshimin e ligjit. Sipas tij, një mundësi është që…
Lajme
Analisti Shënoll Muharremi ka reaguar lidhur me harmonizimin e Deklaratës për Aktgjykimin e 16 shtatorit dhe mundësinë e ndryshimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara.
Muharremi ka ngritur dy skenarë nëse është e vërtetë se gjatë harmonizimit të deklaratës janë larguar dispozitat më të rëndësishme për ndryshimin e ligjit.
Sipas tij, një mundësi është që LVV-ja të mos e përkrahë ndryshimin e ligjit, ndërsa skenari tjetër, sipas tij, është që kryeministri Albin Kurti ta përdorë këtë çështje si levë për zgjedhjen e një presidenti që ai preferon, duke kërkuar mbështetjen e PDK-së në këmbim të përkrahjes për ndryshimet ligjore.
“Nuk bëhen, more djem, pazare politike me tema kaq të rëndësishme. As Ligji për Dhomat e Specializuara e as Presidenti i Kosovës nuk janë tema për pazare politike”, ka shkruar Muharremi.
Ai ka theksuar se këto çështje, sipas tij, duhet të vendosen mbi parime dhe në bazë të interesit shtetëror e publik, e jo përmes marrëveshjeve politike për shkëmbim votash.