Policia kërkon ndihmë për identifikimin e një personi të dyshuar për “ngacmim”

Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim të prokurorisë kompetente, ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për përfshirje në veprën penale “Ngacmim”. Personi shihet në një fotografi të shpallur nga policia, dhe çdo informacion që mund të ndihmojë në identifikimin e tij është i mirëpritur, raporton lajmi.net Postimi i…

Lajme

06/01/2026 14:07

Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim të prokurorisë kompetente, ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për përfshirje në veprën penale “Ngacmim”.

Personi shihet në një fotografi të shpallur nga policia, dhe çdo informacion që mund të ndihmojë në identifikimin e tij është i mirëpritur, raporton lajmi.net

Postimi i plotë:

Kërkesë për bashkëpunim – identifikim i personit të dyshuar
Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi. Personi i dyshuar kërkohet për përfshirje në veprën penale “Ngacmim”.
Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tyre, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: [email protected]./Lajmi.net/