Policia jep detaje se si ndodhi vetëvrasja e Sokol Halilit

Policia e Kosovës, ka dhënë detaje rreth vetëvrasjes së Sokol Halilit, duke thënë se, përkundër të gjitha masave të ndërmarra dhe tentativës për negocim, nga njësitet dhe kompetentët policorë, i njëjti nuk është dorëzuar dhe me armë zjarri ka kryer aktin e vetëvrasjes. Kështu ka njoftuar PK-ja me anë të një komunikate për media, ku…

Lajme

02/12/2022 15:11

Policia e Kosovës, ka dhënë detaje rreth vetëvrasjes së Sokol Halilit, duke thënë se, përkundër të gjitha masave të ndërmarra dhe tentativës për negocim, nga njësitet dhe kompetentët policorë, i njëjti nuk është dorëzuar dhe me armë zjarri ka kryer aktin e vetëvrasjes.

Kështu ka njoftuar PK-ja me anë të një komunikate për media, ku është shtuar se, lokalizimi i Sokol Halilit është bërë gjatë ditës së sotme, rreth orës 13:45, shkruan lajmi.net.

Në komunikatë shtohet edhe se, i njëjti gjendej në fshatin Davidovc të komunës së Shtimes.

Komunikata e plotë:

Lidhur me rastin e vrasjes së rëndë të ndodhur më datë 30 nëntor 2022, në oborrin e QKUK-së në Prishtinë, Policia e Kosovës me njësitet e saj hetimore dhe operative, në koordinim me Prokurorinë e shtetit, ka punuar intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e personit të dyshuar.

Bazuar në hetimet intensive dhe veprimet operative-hetimore, sot më 02 dhjetor 2022, rreth orës 13:45 njësitet policore kanë arritur të lokalizojë vendndodhjen e të dyshuarit mashkull kosovar, Sokol Halili, viti i lindjes 1991, i cili gjendej në fshatin Davidovc të komunës së Shtimes. Policia e Kosovës me njësitet relevante, ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore përfshirë masat e sigurisë në këtë lokacion, si dhe ka aplikuar masat e negocimit me personin e dyshuar për t’i mundësuar të njëjtit dorëzimin.

Përkundër të gjitha masave të ndërmarra dhe tentativës për negocim, nga njësitet dhe kompetentët policorë i njëjti nuk është dorëzuar dhe me armës zjarri ka kryer aktin e vetëvrasjes.

Lidhur me rastin janë duke vazhduar veprimet e mëtejme nga njësitet relevante policore, përfshirë ekzaminimin e vendit të ngjarjes, përderisa për procedura të mëtejme janë informuar Prokuroria dhe Inspektorati Policor i Kosovës. /Lajmi.net/