Policia jep detaje se si dyshohet se në poligonin në Fushë-Kosovë shiteshin armët në mënyrë ilegale

Policia e Kosovës ka njoftuar se në koordinim me Doganën e Kosovës, nën dyshimin e bazuar se një operator ekonomik (poligon i armëve) është duke keqpërdorur lejen për shitjen e armëve duke i shitur ato në mënyrë ilegale, ka realizuar inspektim. Gjatë kontrollit të kryer në objektet e kompanisë dhe në shtëpinë e të dyshuarit…

Lajme

05/09/2025 09:22

Policia e Kosovës ka njoftuar se në koordinim me Doganën e Kosovës, nën dyshimin e bazuar se një operator ekonomik (poligon i armëve) është duke keqpërdorur lejen për shitjen e armëve duke i shitur ato në mënyrë ilegale, ka realizuar inspektim.

Gjatë kontrollit të kryer në objektet e kompanisë dhe në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar,në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar: 14 leje armësh në emër të të dyshuarit, një pushkë gjuetie (pa leje), 33 fishekë të pushkës së gjuetisë, një karikator i automatikut AK-47,  dy fishekë të armës me gas.

Rasti është në procedurë hetimore./Lajmi.net/