Policia jep detaje rreth aksidentit në Pejë: Motoçikleta tejkaloi shpejtësinë në kthesë dhe u përplas me veturë
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka treguar se shkaktari i aksidentit të sotëm tragjik në Pejë ka qenë humbja e kontrollit nga vozitësi i motoçikletës pas tejkalimit të shpejtësisë në një kthesë. Kjo kishte bërë që motoçikleta të dilte në anën tjetër duke u përplasur me veturën, ka sqaruara…

Lajme
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka treguar se shkaktari i aksidentit të sotëm tragjik në Pejë ka qenë humbja e kontrollit nga vozitësi i motoçikletës pas tejkalimit të shpejtësisë në një kthesë.
Kjo kishte bërë që motoçikleta të dilte në anën tjetër duke u përplasur me veturën, ka sqaruara Gashi.
“Ju informojmë se me datë 26 shtator 2025, rreth orës 14:05, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Treboviq-Pejё.Nё vendin e ngjarjёs kanё dalё njёsitet kompetente tё Njesitit Rajonal tё Komunikacionit Rrugor (NJRKRR). Në këtë aksident ishin të përfshira një vetur dhe një motoçiklet. Deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur, deri sa drejtuesi i motoçikletës pasi humb kontrollin në një kthesë ( i dyshuar) gjatë përball kalimit kalon në shiritin e kundërt të rrugës me ç’rast e godet veturën e cila ishte duke lëvizur në drejtim të kundërt. Si pasojё e kёtij aksidenti njё person ka ndёrruar jetё nё vendin e ngjarjёs, vdekjen e sё cilit e ka konstatuar ekipi mjekёsor, ndёsa personi i lënduar është dёrguar mё autoambulancё nё spitalin rajonal nё Pejё, ku është duke u trajtuar. Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion”, tha Gashi.
Ai ka treguar në motoçikletë kanë qenë dy viktimat, vëllai i Gjestit që ka vdekur në vendngjarje dhe personi tjetër i lënduar që po trajtohet në spital./Lajmi.net/