Policia jep detaje për vrasjen në Llapashticë të Podujevës, autori ende në arrati

Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth një vrasjeje që ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në fshatin Llapashticë e Epërme të komunës së Podujevës. Sipas raportit zyrtar, rreth orës 19:36 të datës 6 shtator një person është gjetur pa shenja jete brenda një veture, ndërsa dyshohet se është vrarë nga një person tjetër, i…

Lajme

07/09/2025 15:45

Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth një vrasjeje që ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në fshatin Llapashticë e Epërme të komunës së Podujevës.

Sipas raportit zyrtar, rreth orës 19:36 të datës 6 shtator një person është gjetur pa shenja jete brenda një veture, ndërsa dyshohet se është vrarë nga një person tjetër, i cili ndodhet në arrati.

“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar, në rrethana ende të panjohura, dyshohet se ka vrarë në veturë viktimën mashkull kosovar”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Prokurori i rastit ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë,

Deri në këto momente, motivet e vrasjes mbeten të paqarta ndërkohë që policia është në kërkim të autorit të dyshuar.

Viktima raportohet të jetë Bashkim Spahiu, kurse personi i dyshuar i cili ka kryer veprën penale ‘’Vrasje” bazuar nga neni 172 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, dyshohet të jetë Arbër Havolli.