Policia jep detaje për aksidentin në Klinë ku u lënduan 18 persona

Si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku në Klinë, lëndime trupore kanë marrë 18 persona.

Lajme

20/03/2022 20:26

Lidhur me këtë, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova tha për lajmi.net se aksidenti ka ndodhur në fshatin Grabanicë, të Klinës.

“Sot rreth orës 19:05, Policia është informuar. për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Granabicë të Klinës. Në këtë aksident kanë qenë të involvuara katër vetura dhe si pasojë e këtij aksidenti 18 persona kanë pësuar lëndime trupore”, tha ai.

Tutje Rugova shtoi se të lënduarit nga ky aksident janë dërguar me autoambulancë dhe me vetura private në Spitalin Rajonal të Pejës, për tretman të mëtutjeshëm mjekësor./Lajmi.net/

Aksident trafiku mes katër automjeteve në Klinë, 18 të lënduar