Policia jep detaje për aksidentin në Fushë Kosovë
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti në Fushë Kosovë.
Lajme
Kështu ka bërë të ditur Agron Borovci, zëdhënës i Policisë për rajonin e Prishtinës.
Borovci ka thënë për lajmi.net se ngasësi i motoçikletës është dërguar për trajtim mjekësor.
“Rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën Prishtinë -Fushë Kosovë. Në aksident kanë qenë të përfshira një furgon me targa të Republikës së Kosovës dhe një motoçikletë. Së pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar ngasësi i motoçikletës i cili është dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, ka thënë Borovci për lajmi.net
Me urdhër të prokurorit ngasësi i furgonit është shoqëruar në polici. /Lajmi.net/
Lexo edhe: