Policia jep detaje për 2 vjeçaren që vdiq në Podujevë
Një 2 vjeçare ka ndërruar jetë në Podujevë. Sipas raportimeve të para në media thuhej se ajo është rrëzuar nga djepi dhe është ngulfatur nga lidhësja me të cilën ka qenë e lidhur. Në lidhje me rastin, Policia e Kosovës ka njoftuar se ajo është dërguar në emergjencë pa shenja jete. “Podujevë / 28.08.2024 –…
Lajme
Një 2 vjeçare ka ndërruar jetë në Podujevë.
Sipas raportimeve të para në media thuhej se ajo është rrëzuar nga djepi dhe është ngulfatur nga lidhësja me të cilën ka qenë e lidhur.
Në lidhje me rastin, Policia e Kosovës ka njoftuar se ajo është dërguar në emergjencë pa shenja jete.
“Podujevë / 28.08.2024 – NN. Një foshnje është dërguar në emergjencë pa shenja jete nga familjarët. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion. Rasti në hetime”, thuhet në raportin 24 orësh.