Policia identifikon një 18 vjeçar pasi shkaktoi djegien e dy hektarëve grurë në Sfaraqak të Vushtrrisë

Policia e Kosovës në Vushtrri, është njoftuar se në fshatin Sfaqarak po digjej një arë me grurë. Policia ka dal në vendngjarje dhe pas lokalizimit të zjarrit, kanë arritur të identifikojnë një person të dyshuar të cilin e kanë shoqëruar për në Stacionin Policor në Vushtrri. Personi i dyshuar ishte i moshës 18 vjeçare dhe…

Lajme

13/07/2025 22:50

Policia e Kosovës në Vushtrri, është njoftuar se në fshatin Sfaqarak po digjej një arë me grurë.

Policia ka dal në vendngjarje dhe pas lokalizimit të zjarrit, kanë arritur të identifikojnë një person të dyshuar të cilin e kanë shoqëruar për në Stacionin Policor në Vushtrri.

Personi i dyshuar ishte i moshës 18 vjeçare dhe i njëjti gjatë intervistimit ka pranuar se i kishte vënë zjarrin disa mbeturinave në afërsi të atij lokacioni pa menduar për pasojat.

“Zjarri kishte përfshirë një arë me grurë prej dy hektarësh e gjithashtu edhe një sipërfaqe të madhe me hamullaje. Pas intervistimit dhe procedurave tjera, është kontaktuar prokurori kujdestar dhe me urdhër të tij personi i dyshuar është liruar në procedurë të rregullt ndërsa ndaj tij është iniciuar rasti ,,Zjarrvënie” dhe hetimet për këtë rast do të vazhdojnë në drejtim të kësaj vepre penale”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Lajmi.net/ 

Njoftimi i plotë i Policisë: