Policia gjermane kap baronin shqiptar të drogës në Dyseldorf
Media gjermane njofton për kapjen në Dyseldorf të njërit prej personave më të kërkuar aktualisht nga policia shqiptare. Baroni shqiptar i drogës iu paraqit ndërkohë gjykatës së faktit në Dyseldorf.
Bota
Sipas të dhënave të Zyrës Federale të Kriminalistikës në Visbaden baroni i drogës i shumëkërkuar nga Shqipëria është kapur në Dyseldorf. Arbër Ç. një 48 vjeçar mendohet, se është personi kryesor lidhës për transportimin e 613 kg kokaine, që u tentua të kalohej në shkurt në portin e Durrësit, por që u kap një një aksion i policisë shqiptare.
Kundër Arbër Ç. ka filluar procedura e ekstradimit. Vlera e kokainës së kapur në shkurt konsiderohej një nga më të mëdhatë në konfiskimet e policisë, deri në 4 milionë euro. Kokaina ishte fshehur nën transportin e bananeve. A.Ç duket se është marrë me transportin dhe shitjen e drogës përmes firmës së tij Arbi Garden, u tha në Tiranë. Por ai arriti të largohej pak orë se të zhvillohej aksioni policor në Durrës. Kapja e tij në Dyseldorf u krye nga policia gjermane, shkruan AFP për Gjermaninë.
Shkak për arrestimin e A.C ishte, sipas të dhënave të Zyrës Federale të Kriminalistikës një procedurë e filluar ekstradimi në prokurorinë e Hamit kundër personit që ishte në ndjekje nga policia. Të premten baroni shqiptar i drogës iu paraqit gjykatës së faktit në Dyseldorf, që ka lëshuar urdhrin për paraburgim./DW