Ymeri për shkarkimin e Isufajt: Takimet me ambasadorët nuk shërbejnë për imunizimin e pozitave pasi që shumica e popullit e ka vendosur me votë se nuk e përkrah drejtësinë e demokracinë

Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka dal me një reagim në lidhje me shkarkimin e Blerim Isufajt nga pozita e kryeprokurorit. Ymeri në postimin e saj tha se shkarkimi i Isufajt ka qenë çështje kohe. Sipas saj, shumica e popullit me votë ka vendosur se nuk e përkrah drejtësinë dhe demokracinë, transmeton lajmi.net. Postimi i…

Lajme

02/10/2026 17:23

Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka dal me një reagim në lidhje me shkarkimin e Blerim Isufajt nga pozita e kryeprokurorit.

Ymeri në postimin e saj tha se shkarkimi i Isufajt ka qenë çështje kohe. Sipas saj, shumica e popullit me votë ka vendosur se nuk e përkrah drejtësinë dhe demokracinë, transmeton lajmi.net.
Postimi i plotë:
Besoj se kuptohet sot që mediat e takimet me korin diplomatik nuk kanë për detyrë as nuk shërbejnë për imunizimin e pozitave në Gjyqësor e Prokurori, kur vetë shumica e popullit tonë ka vendosur me votë se nuk e përkrah drejtësinë e demokracinë.
​Radha u vjen të gjithëve: nga kundërshtarët, ata që heshtin, e deri te përkrahësit e pushtetit kuazi-komunist.
Sistemet e tilla pjellin kundërshtarë; meqenëse nuk kanë në udhëheqje, gjejnë e pjellin të tjerë me hir apo me pahir.
​Shkarkimi i z. Isufaj ka qenë çështje kohe.
Uroj ta kemi forcën, kurajën për të mos përkrahur rendin e ri me frikë e panikë, sidomos kur dijmë që në radhë jemi unë e ti./lajmi.net/