Policia e shpallë në kërkim të dyshuarin për vrasjen e 26-vjeçarit në Mitrovicë

Policia e Kosovës-Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut, bazuar në autorizim të lëshuar nga prokurori i Departamentit për Krime të Rënda në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë, është lejuar publikimi i fotografisë dhe të dhënave të të dyshuarit në media të shkruara dhe elektronike.

Lajme

01/12/2021 10:22

Publikimi i fotografisë së të dyshuarit të poshtë shënuar ka për qëllim që në bashkëpunim më qytetaret të bëhet e mundur lokalizimi dhe arrestimi i personit të dyshuar.

Personi në kërkim është i dyshuar për veprën penale “Vrasje e rëndë” e ndodhur me datën 30.10.2021, në rrugën “Artim Jashari” në Mitrovicë.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që për çdo informacion që ndërlidhet me personin në kërkim apo vendndodhjen e tij, të lajmëroj Policinë e Kosovës.

Informacione për personin në kërkim, mund të dërgoni në stacionin më të afërt policor, përmes telefonit apo edhe përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192

– +381 (0)28 532 366-Drejtoria Rajonale Mitrovicë Jugu

– 044/245 503 – E-mail adresa: [email protected]