Policia e Kosovës shoqëron në stacion u.d. kryeshefen e ARBK-së

Policia e Kosovës është duke vazhduar aksionin e nisur që në orët e para të mëngjesit në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës (ARBK), në kuadër të Ministrisë së Tregtisë. Pak minuta më parë nga tereni tanimë në stacion policor është shoqëruar edhe Kryeshefja e ARBK-së, Igballe Rexha-Jashari. Përpos kryeshefes, në stacion policor u…

Lajme

18/03/2026 10:25

Policia e Kosovës është duke vazhduar aksionin e nisur që në orët e para të mëngjesit në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës (ARBK), në kuadër të Ministrisë së Tregtisë.

Pak minuta më parë nga tereni tanimë në stacion policor është shoqëruar edhe Kryeshefja e ARBK-së, Igballe Rexha-Jashari.

Përpos kryeshefes, në stacion policor u shoqëruan edhe disa persona të tjerë.

Pavarësisht kësaj brenda ARBK-së po vazhdon aksioni derisa punëtorët nuk janë lejuar që të lëvizin.

Dyshimet e para janë për shkak të ndryshimit të aksioneve të pronësisë së një biznesi.

Kurse nga Prokuroria Themelore në Prishtinë u tha se gjatë këtij aksioni janë kryer bastisje në Agjencinë e Regjistrimin e Bizneseve (ARBK), institucion që funksionon në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë,  për shkak të dyshimeve  për kryerjen e veprave penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ sipas nenit 414 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, si dhe veprën penale ‘’Rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve’’, sipas nenit 391 të KPRK-së.

“Aksioni është ende në zhvillim e sipër, ndërsa Prokuroria Themelore në Prishtinë është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore në funksion të zbardhjes së plotë të rastit.”/Lajmi.net/