Policia e Kosovës, Malit të Zi dhe Shqipërisë me ushtrime të përbashkëta në qytetin e Plavës

Policia e Kosovës, Shqipërisë e Malit të Zi është duke zhvilluar ushtrime të përbashkëta.

Lajme

21/07/2019 22:39

Policia e Kosovës është duke mbajtur ushtrime të përbashkëta me kolegët e tyre nga Shqipëria dhe Mali i Zi në qytetin e Plavës.

Ushtrimet janë mbajtur nga data 19 korrik dhe pritet të përfundojnë sot.

Fokusi i këtyre ushtrimeve në terren ishte luftimi i krimit ndërkufitar, ndërsa motoja ishte “Të shërbejmë përmes miqësisë” (Servi per amici).

“Qëllimi i këtyre ushtrimeve ishte që të rritej efiçienca  për parandalimin, gjetjen dhe goditjen e krimit, që mund të zhvillohet mes kufirit të këtyre tre shteteve që po marrin pjesë në këto ushtrime”, thuhet në deklaratën zyrtare të Policisë.