Policia e Kosovës lanson fushatën ‘Të gjithë jemi këmbësorë’

14:37 | 22 Maj 2019

Policia e Kosovës, konkretisht Divizioni i Komunikacionit Rrugor, në përkrahje nga Departamenti Koordinues i Këshillit për Siguri Rrugore – Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, ka lansuar fushatën vetëdijesuese “TË GJITHË JEMI KËMBËSORË”.

Siç thuhet në njoftim, në kuadër të këtij aktiviteti në të cilin morën pjesë zyrtarë të lartë nga Policia e Kosovës dhe Ministria, është bërë edhe shpërndarja e fletushkave që kanë për qëllim sensibilizimin e pjesëmarrësve në trafik, sidomos këmbësorëve, të cilët janë kategoria më e rrezikuar në trafikun rrugor, përcjell lajmi.net.

“Përdorimi i rrugës duhet të përdoret në mënyrë sociale, që nënkupton se këmbësorët duhet respektuar vendkalimet për këmbësorë dhe vendet tjera të lejuara. Gjithashtu edhe shoferët duhet të lëvizin konform rregullave të trafikut duke mos penguar pjesëmarrësit tjerë”.

Çdo shkelje e rregullave të trafikut mund të kuptohet edhe si humbje e jetës. /Lajmi.net/