Policia e Kosovës apelon për kujdes maksimal në rrugë gjatë reshjeve të shiut

Policia e Kosovës ka lëshuar një apel për të gjithë pjesëmarrësit në trafik, duke kërkuar kujdes të shtuar gjatë ngasjes për shkak të ndryshimeve të kushteve atmosferike dhe reshjeve të shiut. Shoferët janë udhëzuar të përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës, të mbajnë distancën e nevojshme mes mjeteve dhe të ngadalësojnë lëvizjen në rrugë të…

Lajme

01/02/2026 09:53

Policia e Kosovës ka lëshuar një apel për të gjithë pjesëmarrësit në trafik, duke kërkuar kujdes të shtuar gjatë ngasjes për shkak të ndryshimeve të kushteve atmosferike dhe reshjeve të shiut.

Shoferët janë udhëzuar të përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës, të mbajnë distancën e nevojshme mes mjeteve dhe të ngadalësojnë lëvizjen në rrugë të lagështa, ku mund të ketë rrëshqitje, transmeton lajmi.net.

Sipas Policisë, reshjet e shiut rrisin rrezikun e aksidenteve dhe krijojnë vështirësi në qarkullimin rrugor, prandaj kujdesi i shtuar është thelbësor për sigurinë e qytetarëve.

Autoritetet gjithashtu kanë theksuar se siguria në trafik është prioritet, dhe respektimi i këshillave të policisë ndihmon në shmangien e aksidenteve dhe ruajtjen e jetës.

Postimi i plotë:

📢 APEL: KUJDES TË SHTUAR GJATË NGASJES NGA RESHJET E SHIUT!
Bazuar në situatën e tanishme, ku kemi ndryshim të kushteve atmosferike dhe reshje të shiut, Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti shoferët e automjeteve, për kujdes të shtuar gjatë ngasjes.
Shoferët luten të:
përshtatin shpejtësinë me kushtet atmosferike dhe gjendjen e rrugës,
mbajnë distancën e nevojshme mes mjeteve,
ngadalësojnë lëvizjen në rrugë të lagështa nga reshjet e shiut, ku mund të ketë rrëshqitje.
📢 Policia e Kosovës apelon për sigurinë në trafik!
🌧️ Kushtet aktuale atmosferike:
Reshjet e shiut krijojnë vështirësi në qarkullimin rrugor dhe rrisin rrezikun e aksidenteve.
🚗 Këshilla për shoferët:
📏 Mbani distancën e sigurisë mes mjeteve.
⚠️ Përshtatni shpejtësinë me kushtet e rrugës.
🛑 Ngadalësoni gjatë ngasjes në rrugë të lagështa nga shiu.
✅ Siguria juaj është prioritet!
Kujdesi i shtuar ndihmon në shmangien e aksidenteve dhe në ruajtjen e jetës./lajmi.net/