Policia e konfirmon se zyrtarja policore që shihet në takime me Dejona Mihalin nuk është e angazhuar si “Mbrojtje e Afërt”

Afërsia dhe takimet e shpeshta në mes Koordinatores për komitete në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali, dhe zyrtares policore Marigona Beadini janë komentuar shpesh herë. Madje shpesh herë është vënë në pikëpyetje nëse Policia e Kosovës ka vendosur mbrojtje të afërt për zyrtaren e Vetëvendosjes. Takimet e dyshes janë të shpeshta e një të tillë e…

Lajme

15/10/2026 11:07

Afërsia dhe takimet e shpeshta në mes Koordinatores për komitete në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali, dhe zyrtares policore Marigona Beadini janë komentuar shpesh herë.

Madje shpesh herë është vënë në pikëpyetje nëse Policia e Kosovës ka vendosur mbrojtje të afërt për zyrtaren e Vetëvendosjes. Takimet e dyshes janë të shpeshta e një të tillë e patën edhe këto ditë, e që u raportua edhe nga Nacionale.

Është pikërisht zyrtarja policore Marigona Beadini, e cila edhe udhëhoqi një pjesë të Njësisë Speciale në protestën e fundit të organizuar në Kosovë e cila është parë së fundi përsëri nën shoqërinë e Dejona Mihalit.

E pikërisht mbi këtë çështje, lajmi.net ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës.

Në një përgjigje të dhënë nga këta të fundit është saktësuar se zyrtarja policore nuk është e angazhuar në detyrë në Mbrojtje të Afërt.

“Referuar kërkesës suaj ju informojmë se zyrtarja në fjalë nuk është e angazhuar në detyrë në mbrojtje të afërt”.

Kësisoj prania e vazhdueshme e Beadinit me Mihalin duket se ka të bëjë me çështje personale dhe se e njëjta sipas policisë nuk është aty për shkak të mbrojtjes së afërt që në shumë raste u vendoset zyrtarëve të lartë shtetërorë./Lajmi.net/