Policia deklaron për 2 mijë, VV për mbi 20 mijë protestues

Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se nga të dhënat e para, në momentin kur nisi protesta, numri i protestuesve arriti në 2 mijë.

Lajme

18/04/2015 15:47

Numrin e protestuesve, sipas policisë, e konfirmoi për KALLXO.com zëdhënësi i PK-së Baki Kelani.

“Të dhënat fillestare që i kemi prej orës 14:00 janë se kanë qenë rreth 2000 protestues,” tha Kelani.

Ai tha se policia nuk po i pengon protestuesit.

“Deri tash policia në asnjë rast nuk i ka penguar protestuesit në marshutën e tyre,” tha Kelani.

Ndërsa përmes një njoftimi, Lëvizja Vetëvendosje ka vlerësuar se numri i protestuesve ka arritur në mbi 20 mijë.

“Mbi 20 mijë protestues, pasi kaluan Gjykatën Kushtetuese dhe KEDS-in, ku realizuan dy aksione simbolike, tash janë nisur drejt ndërtesës së RTK-së. Edhe atje do të mbahet një fjalim dhe do të realizohet një aksion simbolik”.

“Pas kësaj protestuesit do të shkojnë para Qeverisë së Republikës së Kosovës, ku do të mbahen fjalime nga liderët e subjekteve të opozitës”.