Policia belge arreston 12 persona të dyshuar për terrorizëm
Policia belge ka bërë 12 arrestime gjatë një operacioni të madh kundër terrorizmi, gati tre muaj pas sulmit vdekjeprurës që ndodhi në Bruksel.
Bota
Ata që janë ndaluar gjatë natës janë të dyshuar për komplot terroristë, thanë prokurorët.
Të arrestuarit janë në mesin e 40 të tjerëve që u morën për t’u intervistuar.
Hetimet janë kryer në 16 komuna, kryesisht përreth Brukselit. Në muajin mars, u vranë 32 persona në aeroportin e Brukselit dhe në një stacion të metros./lajmi.net.