Policia arreston tre shtetas të huaj në Aeroportin e Prishtinës

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre të dyshuar për falsifikim të dokumenteve.

Lajme

18/12/2017 11:15

“ANP Adem Jashari 17.12.2017-06:00. Janë arrestuar tre të dyshuar shtetas te huaj, (dy meshkuj dhe një femër), pasi që gjatë kontrollit të dokumenteve në shkuarje, kanë prezantuar pasaportat e tyre që dyshohet të jenë të falsifikuara. Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës./Lajmi.net/