Policët në Berlin ‘tallen me gjenocidin’: Kapen duke bërë pompa në memorialin e Holokaustit
Memoriali në fjalë është i përbërë nga 2,711 blloqe guri gri të masave të ndryshme, dhe gjendet pranë Portës së Brandenburg në Berlin.
Fun
Policia gjermane është detyruar të kërkojë ndjesë pas publikimit të pamjeve të disa oficerëve që dukej se po përdornin memorialin e Holokaust për të bërë “pompa fizkulture”, transmeton lajmi.net.
mazhet e publikuara nga e përditshmja lokale Berliner Zeitung, tregonin dy burra me uniforma policie që përdornin gurët e Memorialit të Hebrejve të Vrarë, për ulje-ngritje me duar në ushtrimin e njohur për forcimin e muskujve të gjoksit, raporton LadBible.
Sipas raportimeve fotot janë marë nga një video e xhiruar nga vetë oficerët, teksa ishin në detyrë në qendër të qytetit, për një protestë gjatë verës.
Memoriali në fjalë është i përbërë nga 2,711 blloqe guri gri të masave të ndryshme, dhe gjendet pranë Portës së Brandenburg në Berlin.
Ai i dedikohet hrebrenjve të vrarë nga regjimi nazist i Adolf Hitler në vitet 1941 deri në 1945.
Shefja e policisë së Berlin, Barbara Slowik kërkoi ndjesë për veprimet e oficerëve dhe për policinë e Berlinit në përgjithësi: “Sjellja e kolegëve nuk tregon respekt për atë që memoriali përfaqëson dhe nuk korrespondon me shembullin që duhet të japë policia e Berlinit.”
Ndërsa një zëdhënës i sindikatës së policisë vendase tha: “Memoriali i Holokaustit nuk është park lojrash dhe ky veprim vë në lojë genocidin e shumë njerëzve e gjithashtu shkel vlerat e policisë së Berlinit.”
Slowik tha se një hetim është hapur për incidentin.
Zhvillimi vjen disa dite pasi dhe një modele e rrjeteve sociale postonte pamje duke pozuar mbi gurët e memorialit.
Në videon e postuar disa ditë më parë një bionde shihej duke pozuar me geta e veshje të brendshme sportive mbi strukturat.