Policët e rinj të Kosovës të gjeneratës 61 nënshkruajnë kontratat e punës

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka filluar nënshkrimi i kontratave për marrëdhënie pune  për policët e gjenratës 61. Në njoftim  thuhet se me  datën 17 dhe 18 tetor, Policia e Kosovës, Departamenti për Burime Njerëzore, pas përfundimit të të gjitha procedurave të parapara dhe publikimit të listës përfundimtare për kadetë policorë, ka organizuar procesin…

Lajme

17/10/2024 15:41

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka filluar nënshkrimi i kontratave për marrëdhënie pune  për policët e gjenratës 61.

Në njoftim  thuhet se me  datën 17 dhe 18 tetor, Policia e Kosovës, Departamenti për Burime Njerëzore, pas përfundimit të të gjitha procedurave të parapara dhe publikimit të listës përfundimtare për kadetë policorë, ka organizuar procesin e nënshkrimit të kontratave për marrëdhënie të punës me Policinë e Kosovës për kadetë policorë të gjeneratës së 61-të.
 Tutje thuhet se ky proces  është tejet rëndësishëm e të qenit polic i Republikës së Kosovës, për detyrat që i presin fillimisht në Akademi e më pas edhe në punën policore, kadetëve iu folën eprorë të lartë të Departamentit për Burime Njerëzore.
Kjo gjeneratë, ashtu sikurse dhe gjeneratat tjera të PK-së, në përbërjen e saj ka një përfshirje multietnike të komuniteteve të Republikës së Kosovës dhe e njëjta pritet të fillojë me trajnimin themelor në AKSP, pas përfundimit të procedurës së nënshkrimit të kontratave./Lajmi.net/