Policët e aksidentuar në veri vizitohen nga Sindikata, kërkohet sigurim i plotë shëndetësorë për zyrtarët policorë
8 zyrtarë policorë u lënduan si shkak i një aksidenti të rëndë që ndodhi të premten në veri të vendit. Nga Sindikata e Policisë ë Kosovës sot kanë vizituar dy nga zyrtarët policorë të lënduar në këtë rast. Po ashtu nga Sindikata u tha se ngjarjet e fundit theksojnë domosdoshmërinë e sigurimit të plotë shëndetësorë…
Lajme
8 zyrtarë policorë u lënduan si shkak i një aksidenti të rëndë që ndodhi të premten në veri të vendit.
Nga Sindikata e Policisë ë Kosovës sot kanë vizituar dy nga zyrtarët policorë të lënduar në këtë rast.
Po ashtu nga Sindikata u tha se ngjarjet e fundit theksojnë domosdoshmërinë e sigurimit të plotë shëndetësorë për policët e Kosovës, transmeton lajmi.net.
“Përkushtimi ndaj mirëqenies së policëve nuk është vetëm një detyrim ndaj tyre, por një hap i rëndësishëm drejt rritjes së sigurisë dhe efikasitetit në shërbim të qytetarëve”,thuhet në njoftim.
Nga QKUK-ja sot njoftuan se dy nga policët po trajtoheshin nga ky rast janë liruar, ndërsa një tjetër do të kryente edhe sot një intervenim kirurgjikal.
Postimi i plotë:
Sindikata e Policisë së Kosovës shpreh solidaritetin e saj të plotë për zyrtarët policorë të lënduar në vetaksidentin e fundit të trafikut. Sot, nënkryetari i Sindikatës, z. Avdi Hoti, së bashku me z. Besim Krasniqi, Kryetar i Shtabit të Përgjithshëm në DPP, vizituan policët e lënduar, duke shprehur kujdesin dhe përkushtimin e Sindikatës për shëndetin dhe mirëqenien e tyre.
Në këtë rast, Sindikata u uron të lënduarve shërim të shpejtë dhe i inkurajon ata që të vazhdojnë me forcë dhe guxim në mbrojtje të ligjit, sigurisë dhe rendit kushtetues dhe sovranitetit të Republikës së Kosovës.
Ngjarje e fundit dhe ngjarje të tilla theksojnë domosdoshmërinë e sigurimit të plotë shëndetësor për policin e Kosovës që çdo ditë përballen me rreziqe të shumta. Sindikata i bën thirrje edhe një herë institucioneve shtetërore të trajtojnë me prioritet sigurimin shëndetësor për të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës.
Përkushtimi ndaj mirëqenies së policëve nuk është vetëm një detyrim ndaj tyre, por një hap i rëndësishëm drejt rritjes së sigurisë dhe efikasitetit në shërbim të qytetarëve.
Me respekt,
Sindikata e Policisë së Kosovës./Lajmi.net/