Pogba shumë afër rikthimit

Paul Pogba është afër rikthimit nga lëndimi. Mesfushori francez ka pësuar një lëndim serioz me Juventusin, transmeton lajmi.net. Kjo bëri që ai t`i nënshtrohej një operacioni në meniskus. Ai është jashtë fushave të blerta më shumë se një muaj, por është afër rikthimit në aksion. Kështu së paku ka njoftuar agjentja e lojtarit, Rafaela Pimenta…

Sport

17/10/2022 10:00

Paul Pogba është afër rikthimit nga lëndimi.

Mesfushori francez ka pësuar një lëndim serioz me Juventusin, transmeton lajmi.net.

Kjo bëri që ai t`i nënshtrohej një operacioni në meniskus.

Ai është jashtë fushave të blerta më shumë se një muaj, por është afër rikthimit në aksion.

Kështu së paku ka njoftuar agjentja e lojtarit, Rafaela Pimenta për ‘Tuttosport’.

“Më në fund makthi ka përfunduar. Pogba do të jetë lideri i ri i Juventusit shumë shpejt”, tha ajo.

Pogba nënshkroi një marrëveshje katërvjeçare me Juventusin në korrik, pasi ai u bashkua si një transferim i lirë nga Man United./Lajmi.net/