Pogba i hapur për transferim te Man City

Paul Pogba është I hapur për një transferim drejt Manchester City.

Sport

07/05/2022 16:11

Pogba ka kontratë me Manchester United deri në fund të këtij sezoni dhe rinovimi nuk pritet të ndodhë.

Shumë ekipe kanë shfaqur interesim për transferimin e francezit, në mesin e tyre edhe Man City.

Siç njofton ‘Goal’ francezi është i hapur për një kalim të mundshëm drejt rivalit të United, Manchester City, përcjell lajmi.net.

Gjatë këtij sezoni me ‘Djajtë e Kuq’, Pogba ka 27 paraqitje ku ka shënuar një gol dhe dhuruar nëntë asistime./Lajmi.net/