Pogba flet për të ardhmen e tij, hedh dyshime të mëdha me këtë deklaratë
Paul Pogba ka hedhur dyshime për të ardhmen e tij të Manchester United gjatë një interviste të dhënë së fundi.
Sport
Francezi në vitin 2016 për 105 milionë euro i është bashkuar Manchester Unitedit nga Juventusi.
Ai në lidhje me të ardhmen e tij, ka hedhur poshtë mundësinë e transferimit te PSG.
“Ne kurrë nuk jemi të sigurt për asgjë”, ka deklaruar Pogba.
“Nuk shoh larg për të ardhmen. Gjithashtu varet si shkojnë gjërat me klubin”, ka shtuar ai.
I pyetur për një kalim të mundshëm te PSG, Pogba u përgjigj: “Jo, sinqerisht jo”./Lajmi.net/